Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Princ Williami përmes një rrëfimi kujton humbjen e princeshës Diana

Princ Williami përmes një rrëfimi kujton humbjen e princeshës Diana

Showbiz May 25, 2020 - 11:33

Pavarësisht izolimit dhe qëndrimit në shtëpi, princ Harry është kujdesur që ta vazhdojë me të njëjtin intensitet punën dhe kontributin e tij në lidhje me çështjet e shëndetit mendor.

Gjatë dokumentarit të ri për BBC-në, William preku momente shumë delikate në jetën e tij, si ardhjen në jetë të një fëmije ose humbjen e nënës së tij, princeshë Dianës, gjithnjë duke i lidhur me ndikimin që këto ngjarje patën në shëndetin e tij mendor.

“Unë dhe Catherine e mbështesim njëri-tjetrin dhe përfshihemi bashkë në të tilla momente. Ne evoluojmë dhe mësojmë të dy, por mendoj që gjërat me emocionet më të mëdha vijnë atëherë kur nuk e pret ose kur mendon se e ke hedhur pas krahëve një ngjarje”.

Princ Williami foli gjithashtu për ndjesitë e para të prindërimit, si dhe për humbjen e dhimbshme të nënës së tij.

“Të kesh fëmijë është momenti më i madh që të ndryshon jetën! Mendoj që kur ke kaluar diçka traumatike në jetë si për shembull; babai yt nuk është aty pranë, nëna ka vdekur kur ti ke qenë i ri, gjithë emocionet të kthehen me fuqinë e erës, sepse është një fazë e vështirë e jetës ku askush s’të ndihmon dot për t’ia dalë. Pastaj kur ata erdhën gjërat ndryshuan. Eshtë pa dyshim një nga momentet më të bukura dhe më të frikshme në jetën time”, përfundoi ai.

Edhe pse Williami nuk flet shpesh për Lady Dianën, ai është shprehur se dhimbja që i ka shkaktuar humbja e saj ishte “dhimbje si asnjë tjetër”.