Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
Nuk pret të kalojë pandemia, këngëtarja shqiptare vishet me fustanin e nusërisë

Nuk pret të kalojë pandemia, këngëtarja shqiptare vishet me fustanin e nusërisë

Showbiz May 25, 2020 - 09:23

Këngëtarja nga Shqipëria, Marsela Çibukaj dhe i dashuri i saj, Vitmar Basha janë bërë pjesë e koleksionit të ri nga Joni Peçi.

E në fund, çifti ishin surprizë në këtë mbrëmje, ku Marsela u shfaq me fustanin e nusërisë, ndërsa i dashuri i saj i veshur me kostumin e dhëndrrit.

E ka qenë edhe vet Marsela që tani ka reaguar përmes një shkrimi të bërë ndërsa ka treguar se kjo ishte thjesht një provë dhe pjesë e këtij projekti dhe shumë shpejt do të ndodhë dasma e vërtetë.

Image

“Në këtë mbrëmje të veçantë që u ngrit si një përqafim i ngrohtë për jetën në të gjitha sfumaturat e saja, DASHURIA që triumfon është me siguri mbyllja më e bukur. Ne ecëm të emocionuar sikur të ishte dita e parë që jemi takuar dhe njëkohësisht dita e parë e një udhëtimi të gjatë që na pret përpara” ka shkruar këngëtarja.

Image

“Si provë modelesh e kaluam tani kemi kohë të organizojmë të vërtetën” përfundoi Marsela./blic