Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Urimi i bashkëshortit për Angela Martinin: 'Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare...'

Urimi i bashkëshortit për Angela Martinin: 'Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare...'

Showbiz May 24, 2020 - 15:30

Një ditë më parë, supermodelja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen. Mes shumë urimeve, vëmendjen e tërhoqi ai i bashkëshortit të saj, Dragos Savulescu, i cili e quan Angelën mbretëreshën ilire shqipare dhe kjo për shkak të forcës dhe nderit që ajo ka treguar, gjatë situatave që jeta i ka përballur.

“Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, të cilën e quaj gruan time. Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë. Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund. Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë. Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime. Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë. Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time”, ka shkruar Dragos krah fotove të Angelës në Instagram.

Përveç urimit, Savulescu është kujdesur ta surprizojë partneren e tij edhe me një tufë lulesh gjigande, që bashkë me fjalët romantike do e kenë emocionuar Angelën pa masë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dragos Savulescu (@dragossavulescu) on