Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Rita Ora në lidhje të re dashurie?

Rita Ora në lidhje të re dashurie?

Showbiz May 23, 2020 - 14:05

Rita ngjalli dyshimet për një romancë të re.

Rita Ora gjatë pandemisë po qëndron në një shtëpi që ka marrë me qira në Londër.

Këngëtarja kohën e fundit nuk është komentuar për ndonjë lidhje të re dashurie, por së fundi nxiti thashetheme për një gjë të tillë.

Ajo postoi një foto të një mashkulli, i cili mbetet misterioz ngase fytyrën po ia mbulonte kapela që e kishte vendosur në kokë.

Detaji që të bie në sy në atë foto janë rruazat që kishte në qafë, të cilat i kishte vendosur Rita më parë.

Se a ka filluar ajo lidhje të re dashurie, apo personi në fjalë është ndonjë mik i saj, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.

Kujtojmë se lidhja e fundit e Rita Orës ishte me aktorin Andrew Garfield.

Image