![Vjosa Osmani befasohet nga vajzat e saj binjake për ditëlindje](/uploads/zeri.info/images/2020/May/17/auto_vjosa1589731294.jpg)
Vjosa Osmani befasohet nga vajzat e saj binjake për ditëlindje
Showbiz
May 17, 2020 - 17:59
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka festuar sot ditëlindjen e 38-të.
Në ditën e saj të veçantë, nuk kanë munguar dhuratat nga familjarët e saj, sidomos vajzat e saja binjake.
Osmani ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi të vajzave të saj binjake, Anda dhe Dua, të cilat i kanë dhuruar nga një punim me lule.
“Lulet dhe kartolinat punëdore të bëra nga vajzat e mia. Çka tjetër mund të kërkojë dikush në një ditëlindje”, ka shkruar Osmani.
Vjosa Osmani ka lindur më 17 maj të vitit 1982 dhe është femra më e votuar në Kosovë në zgjedhjet e fundit. /Zëri.info/