
Sëmuret babai i Morenës, modelja i rri afër gjatë gjithë kohës
Babait të modeles dhe këngëtares Morena Taraku i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, për ç’arsye i është dashur të shtrihet në spital.
E Morena, personazh shumë i komentuar në mediet rozë të vendit tonë, po i qëndron atij pranë, duke u kujdesur për të në çdo moment, përcjell “Zeri.info”.
Duke e këshilluar dhe motivuar për të qenë i fortë në mënyrë që t’i përballojë më lehtë dhimbjet, Morena ka publikuar edhe një video në "Instagram", ku shihet teksa e ushqen të atin e saj.
“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë. Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”, shkruan Morena.
