Luana Vjollca po kalon kohën në karantinë duke lexuar: Një fitues asnjëherë nuk dorëzohet

Luana Vjollca po kalon kohën në karantinë duke lexuar: Një fitues asnjëherë nuk dorëzohet

Showbiz April 07, 2020 - 20:28

Duke qenë të izoluar të izoluar, një pjesë e madhe e figurave publike kanë zgjedhur të hapin arkivat duke shpalosur pamje nga aktivitetet e tyre, e disa të tjerë në mënyra të ndryshme po argëtojnë ndjekësit e tyre.

Por, ka nga ata që kohën e tyre po kalojnë edhe duke lexuar, e kështu ka vepruar Luana Vjollca së fundmi.

Në Instagram, moderatorja e ekranit shqiptar ka publikuar një frazë të një libri të cilin ajo po e lexon.

“Ai që dorëzohet nuk fiton asnjëherë, kurse një fitues asnjëherë nuk dorëzohet”, kështu shkruan në një prej fjalive që Luana ka dashur ta ndajë me ndjekësit e saj.

Luana Vjollca ditë më parë madje publikoi edhe disa video se si të bënin një grim në kushte shtëpie.

Ndërsa në muzikë, pikërisht në këtë periudhë pandemia, ajo publikoi këngën e re “Pa Panik”.

Image