Loredana thotë se po i pëlqen të qëndruarit e mbyllur në shtëpi

Loredana thotë se po i pëlqen të qëndruarit e mbyllur në shtëpi

Showbiz April 07, 2020 - 18:10
Lajmet e fundit nga showbizi

Loredana duket se po i shijon ditët e izolimit.

Pas anulimit të turneut dhe të gjitha planeve tjera, Loredana po kalon kohë pranë vajzës, Hana.

Reperja së fundi ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilën shfaqet e grimuar dhe e veshur me një bluzë të bardhë.

“E dua karantinën”, ishte mbishkrimi që Loredana ia la fotos, në të cilën nuk mungojnë komentet e fansave të saj.

Për ndryshe, “Du bist mein” mban titullin kënga e fundit e Loredanës, të cilën e solli në bashkëpunim me Zunën.

Ky i fundit është komentuar për një lidhje të mundshme me reperen, për shkak se janë parë shumicën e kohës bashkë, por të dy e kanë mohuar një gjë të tillë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ich liebe die Quarantäne ë

A post shared by Loredana (@loredana) on