E izoluar larg familjes, Fifi emocionon të gjithë teksa ia publikon bisedën babait

E izoluar larg familjes, Fifi emocionon të gjithë teksa ia publikon bisedën babait

Showbiz April 07, 2020 - 16:20
Lajmet e fundit nga showbizi

Fifi ka publikuar bisedën me babanë e saj.

Fifi këto ditë të izolimit po qëndron në Shqipëri, ndërsa prindërit e saj po qëndrojnë në Kosovë.

Madje, këngëtarja ditë më parë festoi edhe ditëlindjen larg tyre, ngase situata e krijuar ia pamundësoi asaj një gjë të tillë.

Se ka shumë mall për të, Fifi e tregoi edhe me postimin e fundit, ku shfaqi një pjesë të bisedës me të.

“Heroina e babit”, i shkroi babai i saj, ndërsa këngëtarja ia ktheu “Te du shume bab”.

Image

“Edhe unë të du. Po unë ju du krejtve në një mënyrë”, janë fjalët që babait të Fifit, që emocionuan të gjithë.

Për ndryshe, “Lezet” mban titullin projekti i fundit muzikor i Fifit, në bashkëpunim me Remzie Osmanin.