Babai i Mozzikut dhe i Getinjos i shpëton sulmit në zemër

Babai i Mozzikut dhe i Getinjos i shpëton sulmit në zemër

Showbiz April 06, 2020 - 08:20

Baba i dy reperëve, Mozzik dhe Getinjo, ka pasur një ndërhyrje urgjente mbrëmjen e kaluar.

Dy artistët kanë publikuar fotografi me babain e tyre nga spitali, duke falenderuar Zotin që e shpëtoi atë nga një sulm në zemër, transmeton "Zëri.info"

“E vetëm ti Zot je ai që bën mbrekullira e që ti vendos se a do të rrimë ende, a po do ta lëmë këtë botë.
Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam babën Gazmend nga infarktet në zemër.
Kjo qenka jeta, po të çuditka! Të Dua Bacalok e faleminderit Zot! Faleminderit mjekëve!”, ka shkruar Mozzik në fotografinë e publikuar./ZERI