Adelina pranon befasinë e këndshme për ditëlindjen e 28-të

Adelina pranon befasinë e këndshme për ditëlindjen e 28-të

Showbiz April 04, 2020 - 15:03
Lajmet e fundit nga showbizi

Adelina Tahiri me këtë datë feston ditëlindjen.

Dita e sotme është speciale për Adelina Tahirin, kjo ngase sot ajo mbushi 28 vjet jetë.

Këngëtarja ka pranuar urime të shumta që në orët e para të kësaj dite, si nga familja, ashtu edhe nga miqtë e fansat.

Këtë ditëlindje, Adelina e feston në një periudhë kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë.

Asaj ia bënë befasinë më të bukur familja, ku dekoruan shtëpinë me balona dhe lule të shumta.

Këngëtarja publikoi disa imazhe nga shtëpia, ku shihet ambienti i dekoruar për ditën e veçantë të saj.

Image

Image