Filmi që përloti shqiptarët në karantinë, ç’kuptim ka 'Lingo Lingo'?

Filmi që përloti shqiptarët në karantinë, ç’kuptim ka 'Lingo Lingo'?

Showbiz April 03, 2020 - 08:07

“Miracle In Cell No.7”, i cili njihet edhe si “Yedinci Kogustaki Mucize”, është një film turk, prodhim i vitit 2019, që transmetohet në “Netflix” dhe është i bazuar në filmin e Koresë së Jugut (2013) me të njëjtin emër.

“Miracle In Cell No.7”, nën drejtimin e regjisorit Mehmet Ada Oztekin, trajton raportin e një vogëlusheje (Nisa Sofiya Aksongu) me të atin (Aras Bulut Iynemli), një person me aftësi ndryshe. Memo, babai i Ovës, akuzohet pa të drejtë për vrasjen e një 6-vjeçareje dhe këtu nis edhe trajtimi i nënlinjave të filmit.

Njëra nga pyetjet më të shpeshta që bëhen në internet lidhet me kuptimin e frazës “Lingo Lingo”, që përdoret si një formë komunikimi babë e bijë. Në film Memo thotë vazhdimisht “Lingo Lingo” dhe e bija i përgjigjet me “Shisheler”. Frazat janë referencë e një kënge turke “Lingo, Lingo, Shisheler”, që përdoret nga kërcimtarët belly dance. Shisheler nënkupton shishe, ndërkohë që fraza “Lingo Lingo” nuk ka ndonjë kuptim në turqisht, por është pak a shumë e ngjashme me “la la la”. Një formë e tillë gjuhësore nxjerr në pah komunikimin naiv dhe të pastërt mes tyre.