E ëmbël dhe e ndrojtur, Celine Dion në versionin baby

E ëmbël dhe e ndrojtur, Celine Dion në versionin baby

Showbiz March 31, 2020 - 21:26

Për 52 vjetorin e saj Celine Dion i ka dhuruar fansave një foto nga koha kur ishte e vogël.

Një foto kur këngëtarja e famshme ishte thjesht një vajzë e vogël, e qeshur dhe pak e ndojtur përpara aparatit fotografik, shumë vite përpara se reflektorët të drejtoheshin nga ajo për tu bërë një gjë e zakonshme.’Gëzuar ditëlindjen Celine! Të urojmë shëndet, dashuri dhe lumturi!, komentojnë të gjithë.

Fotoja i takon kohëve të fëmijësë së saj në Charlemagne, në Quebec dhe tregon flokët e gjatë deri në supe, duke të dhënë idene e një fotoje klasike të vitit shkollor.

Celine po shijon ndërkohë karantinën në shoqërinë e tre fëmijëve të saj Rene 19 vjec, binjakët Nelson dhe Eddy 9. Ashtu si kolegët e saj, këngëtarja ka qenë e detyruar të anulojë turneun e saj botëror ‘Courage’ për shkak të pandemisë globale. Nëpërmjet Twitter ajo ka njoftuar që koncertet në Amerikë dhe Kanada janë shtyrë.

‘Datat e Courage World Tour në Amerikën e Veriut, të parashikuara në 24 mars dhe 27 prill, janë shtyrë’.