Pas anulimit të Eurovisionit, a do ta përfaqësojë Shqipërinë Arilena Ara edhe vitin e ardhshëm?

Pas anulimit të Eurovisionit, a do ta përfaqësojë Shqipërinë Arilena Ara edhe vitin e ardhshëm?

Showbiz March 31, 2020 - 19:15
Shumë gjëra janë vënë në pikëpyetje në lidhje me mënyrën sesi do procedohet pas anulimit të Eurovizion.

Organizatorët kanë vendosur që konkursi i këtij viti nuk do të mbahet. Dhe se vitin e ardhshëm do ketë një konkurs të ri.

Do jenë shtetet përkatëse që do vendosin nëse do të dërgojnë të njëjtët këngëtarë, por asnjë nuk do prezantohet me materialin muzikor që kishin këtë vit.

Dhe RTSH ende nuk ka marrë një vendim mbi këngëtaren Arilena Ara. Menaxheri i saj Popi Kola tha se është ende heret për një përgjigje nga ana e RTSH sepse do mbahet edhe Festivali i ri këtë vit.

Por shtoi se nuk është situatë e lehtë pasi duhet përgatitur një material më i mirë sesa “Fall From The Sky”, duke theksuar se është e vështirë të mundësh veten.

“Nuk është ideja të marrim pjesë apo jo por materiali muzikor I cili nuk është I njëjti. Kush do jetë materiali muzikor. Kush do jetë variant muzikor që do konkurojë me këtë që kemi prezantuar. Nuk ëstë kollaj të mundësh veten sepse nuk është e lehtë të  vish me diçka të re që është më e mirë. E dyta nuk kemi asgjë zyrtare. Edhe zyrtarisht RTSH nuk ka përgjigjje sepse është shumë heret. Nëse jemi në këtë situate që jemi festivali nuk do të bëhet. Janë disa procedura që RTSH duhet të ndjekë nëse do të rikandidohet apo jo e njëjta këngëtare apo do jetë këngëtar i ri,”- tha ai.

Ndërsa tregoi se si e morën vesh lajmin për anulimin e Eurovision: “Nuk kemi shkuar në atë pikë. Ne në punë minutash e morëm vesh nga portalet dhe gazetarët që Eurovision ishte anuluar. Në rrugë zyrtare erdhi pak minuta më vonë nga RTSH.”

Popi Kola rrëfeu në emisonin “Rreze Dielli” se si ai dhe Arilena e pritën lajmin.

“’Fall from the sky’ është një nga projektet më të rendësishme të Arilenës, nuk diskutohet. E kemi punuar për një muaj të parë në Kaliforni. Parë nga të gjitha opsionet që viheshin në diskutim për një ‘Eurovision’ pa publik apo për ta shtyrë për një muaj duke pasur parasysh sensibilitetin që ka sitata e COVID-19, ‘Eurovisioni’ do ishte gjëja e fundit që do mendonim. Në formë jo zyrtare e kishim marrë vesh që do të anulohej. Nuk po shikonim alternativë më të mirë sesa shtyrja apo anulimi për këtë vit. Në art nuk duhet të jesh gjysmak, por i plotë, ose Eurovision duhet të bëhej si gjithmonë, ose mos të bëhej fare,”– përfundoi menaxheri i këngëtares.