Fifi publikon këngën e re “Lezet” për ditëlindjen e 26-të në bashkëpunim me Remzie Osmanin

Fifi publikon këngën e re “Lezet” për ditëlindjen e 26-të në bashkëpunim me Remzie Osmanin

Showbiz March 31, 2020 - 08:41
Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi- Fifi sot (e martë) feston ditëlindjen e 26-të.

Ajo në këtë ditë të rëndësishme ka vendosur të publikojë një këngë të re, në të cilën ka bashkëpunuar me artisten e mirënjohur Remzie Osmani.

Image

“Lezet” mban titullin kënga e tyre që vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale. Projekti është ritmik dhe dy artistet duken të mrekullueshme në klipin e realizuar nga ‘Cinematic Albania’.

Tekstin e ka shkruar vet Fifi, ndërsa për producimin është përkujdesur Apollo. Kënga tashmë gjendet e plotë edhe në YouTube, ku me t’lu lansuar reagimet e fansave ishin mjaft pozitive.