Vidhet vepra e Vincent van Gogh

Vidhet vepra e Vincent van Gogh

Showbiz March 30, 2020 - 16:54

Një pikturë nga artisti i njohur Vincent van Gogh është vjedhur nga Muzeu Singer Laren në Holandë, kanë njoftuar zyrtarët e muzeut.

Hajdutët hynë në muze rreth orës 03:15 mëngjesin e së dielës dhe vodhën veprën e artit që paraqet famullinë Nuenen në pranverën e vitit 1884, me titullin “Kopshti i Pranverës”.

Piktura u huazua nga muzeu Singer Laren prej muzeut Groninger.

Asnjë vepër tjetër arti nuk u vodh.

Vlera e veprës së vjedhur nuk u bë e ditur, ndërsa policia po e heton rastin.

Muzeu Singer Laren aktualisht është i mbyllur për shkak të masave për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.