Sharon Stone falënderon Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali

Sharon Stone falënderon Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali

Showbiz March 30, 2020 - 13:54
Aktorja hollivudiane, Sharon Stone, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, pasi 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë udhëtuan drejt Italisë.

Në kohën kur italianët po përballen me një numër të madh të infektuarish dhe mijëra të vdekurish si pasojë e COVID-19, shqiptarët u dolën në ndihmë duke nisur drejt vendit fqinj pjesëtarë të stafit mjekësor.

Ky akt i ka rënë në sy edhe aktores amerikane, e cila ka bërë një postim në InstaStory duke kujtuar kohën kur shqiptarët udhëtonin me anije drejt Italisë.

62-vjeçarja e ka shpërndarë një fotografi të afro tri dekadash më parë të një anije të mbushur me shqiptarë nga koha e eksodit të madh në vitet e nëntëdhjeta.

“Para 30 vitesh, Italia vendosi t’u ndihmonte atyre. Sot, Shqipëria dërgon mjekë dhe infermierë që t’i ndihmojnë Italisë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër”, ka shkruar Stone në mbishkrimin e fotografisë. 

Image