Flet Robert Berisha, nuk frikohem nëse dal pozitiv me COVID 19, unë i rezistojë

Flet Robert Berisha, nuk frikohem nëse dal pozitiv me COVID 19, unë i rezistojë

Showbiz March 29, 2020 - 19:18

Këngëtari i mirënjohur Robert Berisha, është duke qëndruar në karantinë në Qendrën Studentore në Prishtinë nga ku për “Zëri.info” ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore si dhe vështirësitë që po kalon në këto 11 ditë izolimi.

Robert Berisha është kthyer në Kosovë pikërisht në ditët kur në vendin tonë u konfirmuan rastet e para me virusin vdekjeprurës “COVID 19”.

Ai për “Zërin” ka treguar se në ditën e parë të qëndrimit të tij në Qendrën Studentore, e kishte të vështirë derisa janë ndërmarrë masa në rregullimin e kushteve të cilat nuk ishin të kënaqshme.

“Çdo ditë vijnë mjekët dhe pyesin se a kemi ndonjë nevojë po ashtu na kontrollojnë se a jemi mirë me shëndet. Përveç ditës së parë sa ishim të lodhur nga rruga dhe nuk dënim se çfarë po ndodhë dhe ku po na vendosin, tashmë gjithçka është rregulluar. Tashmë kushtet janë shumë në rregull, mjekët kanë shumë kujdes edhe janë shumë të mirë”, tha Berisha.

Ai po ashtu ka treguar se si po kujdesët për vetën e tij gjatë qëndrimit në karantinë.

Gjatë kësaj periudhe ai thotë se ndoshta edhe mund të dalë me rezultat pozitiv me virus, por që është i fortë psiqikisht dhe fizikisht e për këtë shkak edhe do ti rezistojë.

“Edhe nëse dal pozitiv unë kam imunitet të fortë, jam i ri edhe i rri vetës gati shumë.

Vitaminë C përdori gjithherë, nuk frikohem nëse dal pozitiv mund ti rezistojë se jam i fortë psiqikisht edhe fizikisht”, tha më tutje Roberti për “Zëri.info”.