Këngëtari i njohur paditet për përdhunim

Këngëtari i njohur paditet për përdhunim

Showbiz March 28, 2020 - 23:15

Reperi i njohur u padit nga një grua e cila pretendon se ishte droguar dhe dhunuar në shtëpinë e tij.

French Montana është paditur nga një grua për dhunë seksuale, ajo thotë se ishte e ngacmuar nga një grup personash sa ishte nën ndikimin e alkoolit në një ‘party’ të organizuar në shtëpinë e reperit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.

Viktima e pretenduar ka paditur edhe krahun e djathtë të Montanës, Mansour Bennouna, i cili po ashtu ka dhunuar ‘viktimën’.

Doe pretendon se pa disa burra që hynin e dilnin nga dhoma e gjumit, dhe French, ishte një nga ata.

Rreth orës 13:30 ajo e rimori vetën, dhe ndjente dhimbje në shpinë dhe vaginë.

Pastaj shkoi në Qendrën Mjekësore Kaiser Permanente, ku i thanë se sperma ishte e pranishme.

Doe më pas e raportoi përdhunimin në polici dhe akuzoi reperin se e sulmoi seksualisht atë.