Liam Payne dhuron 360 mijë shujta për personat në nevojë

Liam Payne dhuron 360 mijë shujta për personat në nevojë

Showbiz March 27, 2020 - 17:40

Liam Payne iu bashkua grupit të bamirësisë për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë për ushqim në këtë periudhë të pandemisë koronavirus.

Liam Payne bashkë me një organizatë bamirësie ka siguruar 360.000 shujta ushqimor për personat në nevojë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ish-ylli One Direction, 26 vjeç, po punon së bashku me Trussell Trust për të siguruar shujta  në Midlands, rajoni i tij.

Dhurimi i tij do të sigurojë një fond krize për komunitetin që preket direkt nga COVID-19.

Masat mbrojtëse të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë të mbyllen shkolla, klube, bare, palestra, kafene e restorante.

Kjo ndikoi që shumë njerëz të humbin vendet e tyre të punës.

Duke dashur të ndihmojë ata që kanë nevojë, Liam ka thënë: “Nuk është e drejtë që dikush në vendin tonë nuk është në gjendje të sigurojë ushqim. Organizatat humanitare janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme duke u dalë në mbështetje atyre që kanë nevojë”.

Trussell Trust po punon për të siguruar ndihmë urgjente për njerëzit që nuk kanë kushte të sigurojnë ushqimin në këtë kohë.

Donacioni i Liam do të ndihmojë në mbështetjen e 100 organizatave ushqimore në Birmingham, Stoke-on-Trent, Coventry, Sheffield, Nottingham dhe Bristol, si dhe qendra të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtari i hitit “Strip That Down: u pa gjithashtu duke mbështeturs NHS dhe nismën Clap for Carers që u zhvillua në të gjithë vendin të enjten mbrëma.