Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
'Pusho e qetë gjyshe', Yllka Gashi bën postimin prekës për vdekjen e Leze Qena

'Pusho e qetë gjyshe', Yllka Gashi bën postimin prekës për vdekjen e Leze Qena

Showbiz March 25, 2020 - 17:43

Aktorja Yllka Gashi ka folur pasi ka marrë lajmin për vdekjen e aktores Leze Qena.

Ajo është rritur bashkë me ‘gjyshen’ e saj në serialin shumë të shikuar ‘Familja Moderne’ dhe Yllka Gashit ka mbetur dashuria po aq e madhe për Leze Qenën, si e kishte në serial ashtu edhe në jetën reale.

E me rastin e ndarjes nga jeta të aktores Qena, Yllka ka postuar një fotografi të bukur të tyre ku shihen të përqafuar.

“Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun e e dashtun ki me mbetë gjithmonë! Falemnderit për krejt çka i dhurove Kosovës!”, shkruan Yllka në foton e postuar.