Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Remzie Osmani ngatrron Kuvendin e Kosovës me atë të Greqisë (Foto)

Remzie Osmani ngatrron Kuvendin e Kosovës me atë të Greqisë (Foto)

Showbiz March 25, 2020 - 17:06

Kuvendi i Republikës së Kosovës po mban seancën për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kundër kësaj seance janë shprehur edhe disa prej emrave të njohur, të cilët e konsiderojnë veprim të papranueshëm në këtë periudhë në të cilën po kalon vendi.

Këngëtarja Remzie Osmani, me anë të një postimi në Instagram,ka kritikuar politikanët të cilët nuk po merren fare me panedeminë koronavirus, transmeton Zëri.info

“Aman mos e permendni coronavirusin se nuk e keni gajlen e virusit ju. Na moret ne qafe mjer populli”, ka shkruar ajo.

Por në vend se të publikonte fotografinë e Kuvendit të Kosovës, këngëtarja e muzikës popullore duket se e ka shkarkuar një fotografi në internet të parlamentit grek, duke e ngatrruar me atë të Kuvendit të Kosovës. Kjo bën me dyshu nëse Remzie Osmani ka qenë vërtet duke ndjekur seancën e Kuvendit./ZERI

Image

 

Image
Parlamenti i Greqisë
Image
Kuvendi i Kosovës