
Vdes aktorja e madhe, Leze Qena
Showbiz
March 25, 2020 - 10:44
Ka vdekur në moshën 85 vjeçare aktorja e dashur per publikun, Leze Qena, shkruan zeri.info.
Leze Qena lindi me 1 mars të vitit 1935 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë.
Leze Qena qysh në moshë të re ka nisë me aktrim duke qenë kështu një ndër aktoret e para të Teatrit të Kosovës, e për të vazhduar kështu edhe me shumë role të ndryshme. Zëri