Capital T sot ka ditëlindjen, kaq vite mbush ai

Capital T sot ka ditëlindjen, kaq vite mbush ai

Showbiz February 28, 2020 - 09:21
Capital T sot e ka ditëlindjen.

Reperi i njohur, Capital T sot feston ditëlindjen e 29- të.

Capital T, është një nga artistët më të njohur dhe të dashur të skenës së muzikës shqiptare dhe njëkohësisht një nga reperët, i cili është aktiv me projekte të reja.

Me muzikë filloi të merret shumë herët, kështu reperi numëron një numër të madh të projekteve si solo ashtu edhe bashkëpunime.

Capital T ka bashkëpunuar me emra të njohur si: Dafina Zeqirin, Adelina Thaqin, Besnik Qakën, Mc Kreshën e disa të tjerë. Në muajin shtator të vitit të kaluar reperi mbajti koncertin e tij recital “Time Capsule” në Tiranë.

Sa i përket jetës së tij jashtë muzikës, Capitali di të jetë i rezervuar kështu duke mos zbuluar shumë nga jeta e tij private. “Je T’aime” titullohet projekti i fundit i reperit të cilin e solli për ditën e të dashuruarëve. Në kanalin Youtube deri tani ky projekt numëron mbi 3 milionë klikime.