“Sytë mu kanë qorru”, kënga më e re nga Majk

“Sytë mu kanë qorru”, kënga më e re nga Majk

Showbiz February 27, 2020 - 16:12

Majk po vjen me këngë të re.

Reperi shqiptar Majk, duket se e ka përfunduar projektin e tij më të ri muzikor.

“Sytë mu kanë qorru”, titullohet kënga e cila do të publikohet të shtunën dhe bazuar në postimin që reperi e ka bërë në Instagram shihet se do të jetë i realizuar edhe me një videoklip.

“E shtunë 29/02 MAJK – Sytë mu kanë qorru”, ka shkruar ai pranë postimit ku njofton publikimin e këngës.

Përveç Majk edhe anëtarët e tjerë të BabaStars i kanë njoftuar fansat se diçka e re po vjen nga ai. Publiku mezi presin publikimin e këngës dhe kjo vihet re nga komentet e shumta.

Image