'Qumili' sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur

'Qumili' sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur

Showbiz February 26, 2020 - 16:30
Lajmet e fundit nga showbizi

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi, apo siq njihet me role të shumta ndër vite, me atë kryesorin si “Qumili”, sot e feston ditëlindjen.

Ai sot i ka mbushur plot 62 vite jetë, shkruan Indeksonline.

Sevdaiu ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook, për të falënderuar të gjithë për urimet që i kanë bërë atij për ditëlindje.

“Sot është ditëlindja ime dhe i mbusha rrumbullak 62 vite të shëndosha!
Faleminderit të gjithve për urimet, fjalët e bukura dhe dashurin që ma keni dhan gjithë këto vite. Gëzofshim edhe shum vite së bashku të lumtur dhe të qeshur…
Ju përshendes me disa foto nga arkivi dhe po e përfundoj me thanjen e popullit
“Jeta është shum e bukur”
Me respekt e dashni,
I juaji S.RADOGOSHI.” : ka shkruar ai duke i shoqëruar me disa fotografi të tij ndër vite.

Kujtojmë që sot “Qumili”, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë do të shfaqë premierën e komedisë “Vet i 40-ti”, në të cilën përfshihen rolet e shumta të tij.

Image