Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
 Pasi pranoi lidhjen me Robert Berishën, modelja reagon edhe një herë, përmend Nora Istrefin

Pasi pranoi lidhjen me Robert Berishën, modelja reagon edhe një herë, përmend Nora Istrefin

Showbiz February 25, 2020 - 22:37

Modelja shqiptare e cila jeton në Amerikë, ka pranuar sot se ka qenë në lidhje me këngëtarin Robert Berisha.

Pasi ka pranuar lidhjen duke shkruar në rrjetet sociale, modelja ka bërë edhe një saqirm tjetër, duke treguar se nuk ka qenë shkaktar i ndarjës së çiftit Nora dhe Roberti, transmeton Zëri.info.

“Unë nuk kam shkatërruar martesën. Nuk kam prishur një familje”, ka shkruar modelja, duke treguar se lidhja me Robertin ka qenë pas ndarjës nga Nora.

“Unë dua të sqarojë diçka para se të më gjykojnë: Unë nuk kam shkatërruar martesën. Nuk kam prishur një familje. Lidhja ime me Robert Berishën ka filluar kohë pas më vonë, pasi ai dhe ish bashkëshortja e tij i kishin dhënë fund martesës. Unë jam rritur nga një familje e mirë që ka moral dhe respekt dhe më ka mësuar mua të mirën dhe të keqen. Kështu që para se të gjithë ju të gjykoni, kujtoni se kjo është e gjithë situata, edhe pse ndoshta asnjë nga ju nuk do të kuptojë dhe kjo është në rregull , por do doja t’ju thoja që të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza falco”, ka shkruar Jessica Kadiu./ZERI/

Image