Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
Modelja e pranon publikisht lidhjen me Robert Berishën

Modelja e pranon publikisht lidhjen me Robert Berishën

Showbiz February 25, 2020 - 21:45

Modelja Jess Kadiu, ka pranuar sot se ka qenë në lidhje dashurie me këngëtarin Robert Berisha, transmeton Zëri.info

Vitin e kaluar mediat i kishin fotografuar bashkë çiftin, por në atë kohë kjo lidhje ishte mohuar nga këngëtari Robert Berisha, ndërsa sot modelja ka shkruar në rrjetet sociale për lidhjen “sekrete” që kishte me ish-bashkëshortin e Nora Istrefit.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishëm. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete. Jam totalisht dakord që lidhjen të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë.”

Image
Image