Koronavirus mund të kërcënojë edhe festivalin evropian Eurovizion

Koronavirus mund të kërcënojë edhe festivalin evropian Eurovizion

Showbiz February 25, 2020 - 21:21

Koronavirusi mund të përbëjë një kërcënim seriozi për festivalin e këngës evropiane “Eurovision Song Contest” që këtë vit mbahet në Roterdam.

Kështu ka thënë sot Ab Osterhaus, një virolog holandez, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë që kjo ngjarje mund të mos mbahet nëse virusi vazhdon të përhapet në Evropë, raporton Zëri.info

Sipas tij, nëse përhapja e virusit nuk është nën kontroll brenda disa muajve, nuk do të ishte e mençur që të mblidhen mijëra njerëz në muajin maj në Roterdam, ku pritet të zhvillohet festivali.

"Ju duhet të merrni parasysh skenarin që ngjarje të tilla si Eurovizioni edhe nuk mund të organizohet, por kjo varet nga mënyra se si zhvillohet virusi në periudhën e ardhshme", tha Osterhaus për median holandeze HLN, i cili për shumë vite ka shërbyer në RIVM (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Mjedisit në Holand).

Eurovisioni në edicionin e tij të 64-të, pritet të mbahet në Roterdam të Holandës, nga datat 12 deri më 16 maj dhe kjo ngjarje mbledh rreth 60 mijë njerëz nga e gjithë Evropa dhe Australia./ZERI