Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Bën jetë super luksoze, kush i mbulon shpenzimet e Alesia Bamit?

Bën jetë super luksoze, kush i mbulon shpenzimet e Alesia Bamit?

Showbiz February 25, 2020 - 15:25
Lajmet e fundit nga showbizi

Dy ditë mkë parë, modelja Alesia Bami u shpreh se e kalonte muajin me vetëm 400 lekë, e kjo gjë bëri që ndjekësit në rrjete sociale të shpërthejnë me komente nga më të ndryshmet.

Në Instagram ajo është pyetur sërish nëse vërtet e kalonte muajin me 400 mijë lekë dhe ajo vendosi sërish të përgjigjej.

Bukuroshja ka treguar se jetesën e luksit e fiton përmes reklamimeve dhe nëse do t’i duhet ta shtyjë muajin me 400 mijë lekë, do ta kalonte dhe me aq.

“Po e sqaroj edhe njëherë për ty dhe disa të tjerë si puna jote që nuk e kanë kuptuar. Ajo çka unë thshë ka të bëjë me menaxhimin e të ardhurave. Thashë që edhe nëse “do na duhet” ta kalojmë me 400 mijë lekë mund ta kalojmë, edhe unë do mund ta kaloja” sepse di ti menxhoj të ardhurat e mia. Pastaj lëre çfarë shihni ju luksin e IG sepse ne personazhet publikë e kemi më të thjeshtë jetesën pasi çdo gjë e zgjedhim me një #tag në insta, pra për luksin që ju shihni ne nuk paguajmë asgjë pasi bëjmë reklamime. Kjo është të jesh real dhe të tregosh si funksionon me shumicën nga ne. Është shumë e thjesht ti rrisim vlerat e vetes e të themi shifra të mëdha!”, ka shkruar ajo në “Instastory”.

Image

Image