Më në fund, Ilda Bejleri pranon se është në një lidhje

Më në fund, Ilda Bejleri pranon se është në një lidhje

Showbiz February 22, 2020 - 09:32

Ilda Bejleri e ka mbuluar veten me një lloj misteri kur vjen fjala tek jeta private moderatorja është hermetike për lidhjet e saj, dhe përherë ngjall kureshtje lidhur me këtë temë, të cilës vazhdimisht përpiqet t`i shmanget.
Por këtë radhë, tek Top Talent, e “Mbërthyen keq”, duke e detyruar deri diku të pranojë se është në një lidhje.

Ilda nuk e tha me plot gojën, por u kuptua qartë në bisedën e saj me vajzën aspiruese për të qenë në të ardhmen një moderatore sportive.

“Mendoj se njeriu padiskutim ka nevojë për një mbështetje qoftë morale apo psikologjike; njeriu ka nevojë për dikë tjetër që të jetojë bukur. E rëndësishme është të ndihesh i lumtur, të kesh një mbështetje, këto kanë më shumë rëndësi sesa statusi”, tha Ilda.

Më tej i dha dhe një këshillë vajzës qe e intervistonte: “Në fushën e sportit, sidomos gazetarisë sportive mos thuaj asnjëherë se je e lidhur, pasi kur thua se je single, ngjall më shumë interes.

Ndërkohë, kur vajza këmbënguli nëse ajo është në një lidhje apo jo, moderatorja tha “unë e lë si evazive”, por ne po e marrim për po.