Festë në familjen e Ilir e Korab Shaqirit, ja çka ka ndodhur dje

Festë në familjen e Ilir e Korab Shaqirit, ja çka ka ndodhur dje

Showbiz February 19, 2020 - 09:14

Këngëtari dhe kompozitori i njohur, Korab Shaqiri ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës për kompozim.

Këtë e ka bërë të ditur në Instagram, ku ka publikuar pamje nga ceremonia e dekretimit të doktorëve të rinj të kësaj dege.

“Sot në Universitetin “Shën Kirili & Metodij” në Shkup, u zhvillua ceremonia e përurimit të doktorëve të rinj të shkencave. Falënderoj Zotin që më dha shëndetin, familjen time që më qëndroi pranë në çdo moment, Lulka Jasharin, mentorin tim të nderuar Akademik Stojan Stojkov si dhe bashkpuntorët e mi. Dr. Korab Shaqiri – kompozim”, ka shkruar Korabi në Instagram ku ka pranuar urime të shumta.