Infektuar: 1038
Shëruar: 791
Vdekur: 30
Tjetër divorc në familjen mbretërore, brenda një jave

Tjetër divorc në familjen mbretërore, brenda një jave

Showbiz February 18, 2020 - 21:27

Ka kaluar vetëm një javë që kur u bë publik lajmi se nipi i Mbretëreshës Elizabeth, Peter Phillips do të divorcohej nga bashkëshortja e tij, Autumn.

Tani një tjetër lajm divorci vjen nga mbretëria. Konti i Snowdon dhe gruaja e tij, Kontesha e Snowdon kanë rënë dakord për një “divorc miqësor”. Lajmin e ka konfirmuar një përfaqësues i çiftit mbretëror.

“Konti dhe Kontesha e Snowdon kanë dakord miqësisht që martesa e tyre ka ardhur drejt fundit dhe ata duhet të divorcohen. Ata kërkojnë që shtypi të respektojë privatësinë e tyre dhe atë të familjes”, tha zëdhënësi i tyre.

Image

Konti i Snowdon, David Armstrong-Jones është i biri i princeshës së ndjerë (motrës së Mbretëreshës Elizabeth), Margaret me fotografin Antony Armstrong-Jones.

Ai ka qenë i martuar me bashkëshorten e tij Serena për 26 vite dhe kanë dy fëmijë, Viscount Linley Charles Armstrong-Jones dhe Lady Margarita Armstrong-Jones.