Rita prezanton tatuazhet e reja

Rita prezanton tatuazhet e reja

Showbiz February 17, 2020 - 18:17

Rita Ora ka shtuar edhe dy tatuazhe në koleksionin e saj të tatuve në trupin e saj.

Rita Ora ka pasur një fundjavë aktive, edhe pse ishte duke pushuar.

Këngëtarja nga Kosova tërhoqi vëmendjen me pozën me bikini, të cilën e shpërndau në rrjetet sociale.

Ndërsa më pas, gjatë të dielës, ajo e ka vizituar një artist tatuazhesh për të shtuar edhe ca vizatime në trupin e saj.

Të njëjtat, biondja e famshme i ka shpërndarë në Instagram duke u treguar fansave të saj për tatuazhet e reja.

Një gjysmëhënë të vogël në krah dhe një kryq delikat në dorë, janë tatuazhet e reja të 29-vjeçares, e cila është e njohur për artin trupor.

Rita njihet si artistja me e cila mban dy fetë, atë myslimane nga ana e babait dhe krishtere nga familja e nënës.

Image

Image