Kur të gjithë flasin për ndarjen me Patrisin, Mozzik i bashkon Tunën dhe Cozmenin

Kur të gjithë flasin për ndarjen me Patrisin, Mozzik i bashkon Tunën dhe Cozmenin

Showbiz February 15, 2020 - 18:21
Këngëtarja Tuna Sejdi është përfshirë tash e disa javë në fokus të syrit publik për ndarjen e supozuar me Patrisin

Siç ka ndodhur edhe më herët në raste krizash, vetë protagonistët nuk kanë preferuar të thonë as edhe një fjalë të vetme për këtë zhvillim teksa mbetet të shihet nëse ndarja është përfundimtare.

Por, nëse në lidhje me Patrisin nuk ka asnjë shenjë të përbashkët tash e një kohë në rrjete sociale, për koincidencë, Tunën e ka ‘bashkuar’ diçka me ish-të dashurin e saj shumëvjeçar, Cozman.

Në një rastësi që të lë gojëhapur, edhe ajo edhe Cozman kanë postuar në rrjete sociale këngën e re të Mozzik teksa edhe ripostimet nga vetë reperi në Instagram janë vetëm një postim në mes.

Ndonëse ka vite tashmë kur Tuna dhe Cozman kanë ndarë rrugët, të paktën për muzikë mbesin në ‘frekuenca’ të njejta. Të dyve, kënga e Mozzik rezulton t’iu ketë pëlqyer goxha. /Prive.al

Image