Kimi: Qaj, kur mendoj se si ndihen gruaja dhe vajzat e Bryantit

Kimi: Qaj, kur mendoj se si ndihen gruaja dhe vajzat e Bryantit

Showbiz January 27, 2020 - 12:41

Mbrëmë në një aksident tragjik me helikopter, ylli i basketbollit Kobe Bryant së bashku me vajzën dhe 7 persona të tjerë që ishin me të, janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e tyre të menjëhershme.

Ky ka qenë lajmi kryesor mbrëmë dhe sot, duke bërë që shumica e yjeve botërore të fushave të ndryshme të reagojnë për vdekjen e papritur të yllit Brayant. Edhe Kim Kardashiani përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka reaguar pas këtij lajmi të trishtueshëm.

Image

“Zemra më është rënduar. Askush nuk përjeton ato se çfarë janë duke kaluar tani familjet e përfshira. Kjo na ka prekur të gjithë ne, aq shumë por unë nuk mund të filloj të imagjinoj se çfarë po ndjen Vanessa duke humbur burrin dhe vajzën e saj. Unë qaj vetëm duke menduar për këtë. Unë jam duke u lutur për familjen Bryant, familjen Altobelli dhe familjet e të gjithë atyre që vdiqën në këtë tragjedi të pamendueshme. Pusho i qetë legjendë”, ka shkruar Kim.

Kujtojmë se Vanessa Brayantit tashmë nuk do ta ketë më mbështetjen e Kobeit, për t’i rritur 3 vajzat e saj me të cilat ka mbetur.