Me kë ishin në lidhje Dua Lipa dhe Anwar Hadid para romancës së tyre?

Me kë ishin në lidhje Dua Lipa dhe Anwar Hadid para romancës së tyre?

Showbiz January 21, 2020 - 16:10

Dua Lipa është aktualisht në lidhje me Anwar Hadid.

Këngëtarja e hitit “New Rules” po e shijon lidhjen me vëllanë e supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, modelin Anwar Hadid, shkruan Standard.co.uk, transmeton lajmi.net.

Thashethemet për lidhjen e tyre filluan vitin e kaluar kur Anwar dukej duke qëndruar komod pranë superyllit, Dua Lipa, gjatë verës.

Ndërsa, thashethemet u rritën kur çifti dolën në publik duke konfirmuar romancën e tyre në korrik, para se të dilnin zyrtarisht bashkë në Javën e Modës në Nju Jork.

Dyshja filluan lidhje në qershor të vitit të kaluar, pas ndarjes së Duas nga i dashuri, Isaac Carew, me të cilin ishte bashkë nga 2013-2017.

Më tej, ata bënë disa udhëtime jashtë vendit së bashku gjatë periudhës gusht/shtator (përfshirë këtu edhe vendlindjen e Dua Lipës, Kosovën dhe funeralin e gjyshes së Anwarit në Holandë).

Në tetor, këngëtarja u fotografua duke marrë pjesë në një seri ngjarjesh familjare, përfshirë ditëlindjen e 23-të të Bellës.

Ndërsa, besohet se çifti kanë kaluar Krishtlindjen së bashku, pasi këngëtarja publikoi disa fotografi bashkë me të dashurin duke ecur drejt avionit privat.

Me kë ishte në lidhje Anwar Hadid në të kaluarën?

Lipa nuk ishte e dashura e parë me famë e tij, ai thuhet se ishte në lidhje me Sofia Richie më 2016 dhe e puthi Kendall Jennerin në Nju Jork pas një ndeje.

Lidhja e tij e fundit më e gjatë ishte me Nicola Petz, me të cilën ishte në lidhje për një vit e gjysmë, ndërsa Petz tani është në romancë me Brooklyn Beckham.

Me kë ishte në lidhje Dua Lipa në të kaluarën?

Dua Lipa ishte në lidhje me kuzhinierin dhe modelin Isaac Carew nga 2013-2017.

Dyshja u ribashkuan më 2018 dhe morën pjesë bashkë në Met Gala, para se të ndaheshin në muajin qershor.

Për rreth pesë muaj nga 2017-2018, këngëtarja ishte në romancë me muzikantin Paul Klein, ndërsa ishte parë duke u puthur edhe me Chris Martin më 2017.