'Rina Balaj mashtron On Records që e bëri të famshme, duhet t’i paguajë borxhin e madh'

'Rina Balaj mashtron On Records që e bëri të famshme, duhet t’i paguajë borxhin e madh'

Showbiz January 21, 2020 - 12:41
Lajmet e fundit nga showbizi

Largimi i Rina Balaj, si shumë të therë nuk kaloi pa u vënë re dhe përplasje virtuale mes kompaninë “On Records”, e cila njihet gjerësisht për promovimin e talenteve në muzikë duke i çuar ato në një tjetër nivel.

Përfaqësuesja e “On Records”, Edona Gashi ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, është shprehur se reperja Rina Balaj ka mashtruar kompaninë dhe dëshironte të largoheshe duke gjetur justifikime si probleme familjare etj.

“Rina nuk është larguar nga On Records, ajo ka tentuar ta mashtrojë kompaninë. Kompani e cila e ka sjellë në jetë, sepse kur Rina ka ardhur, nuk e ka pasur një vend për t’u futur në On Records, por ka pasur fatin dhe me largimin e një këngëtareje tjetër u fut ajo. E kanë mirëpritur të gjithë. Rina ka bërë një kerkesë në kompani, që dëshiron të bëjë pause, më pas del që ajo do të tërhiqet tërësisht nga muzika. Ajo thjesht ka dashur të mashtrojë kompaninë. Ajo u shpreh se do të lejë krejt muzikën, ka probleme familjare etj. Ajo thjesht ka planifikuar karrierën e saj në muzikë vetëm me të dashurin e saj solo. ”,shprehet Edona.