Ledri së shpejti me videoklip të ri

Ledri së shpejti me videoklip të ri

Showbiz January 21, 2020 - 12:18

Ledri Vula shumë shpejt pritet të publikoj një këngë të re.

Ledri Vula është nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare, dhe reperi  gjatë muajit shkurt do të publikojë këngën e tij të re.

Ai një lloj paralajmërimi e kishte bërë edhe me fshirjen e gjitha postimeve nga Instagrami, ku pastaj publikonte vetëm vargje të cilat besohet se i takojnë pikërisht projektit të tij të ri muzikor.

Dhe sipas burimeve të ‘Prive’ kënga e cila pritet të lëshohet në ditët e para të Shkurtit është përgatitur tash e tre muaj dhe është një projekt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim deri tani.