Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë? Fotoja me barkun e fryrë që nxit dyshimet, flet Xhemi Shehu

Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë? Fotoja me barkun e fryrë që nxit dyshimet, flet Xhemi Shehu

Showbiz January 15, 2020 - 11:06

Dy mikeshat, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu shfaqen së bashku, por në sy bie barku i fryrë i Arbanës. Madje moderatorja ka vendosur dhe dorën mbi barkun e saj, si për të treguar se është në pritje të ëmbël.

“Më godit edhe njëherë fëmijë,”- shkruan Xhemi Shehu në postimin me mikeshën e saj, duke cituar tekstin e këngës “Monkey Dance”.

Postimi i Xhemi Shehut.

Menjëherë kanë ardhur dhe pyetjet, pasi fotoja ku Arbana duket me bark të rrumbullakosur i ka shtuar dyshimet.

“Vetëm unë e pashë që Arbana është shtatzënë?”- shkruan një ndjekëse.  

Pas kësaj ka ardhë përgjigja epike e Xhemi Shehut: “Poo …do bëjë një gjel deti”.  

Komentet në postimin e Xhemi Shehut.

Pasi fotoja solli mjaft polemika lidhur me një shtatzëni të Arbana Osmanit, Xhemi Shehu ka sqaruar edhe më tej, se është një “It’s a food baby”, duke bërë të qartë se është thjeshtë e shëndoshur pak më shumë.

Image

Image