Infektuar: 3178
Shëruar: 1824
Vdekur: 64
Agnesa Vuthaj hedhi poshtë pretendimet për lidhjen me miliarderin indian, Albëria ka diçka për t’i thënë

Agnesa Vuthaj hedhi poshtë pretendimet për lidhjen me miliarderin indian, Albëria ka diçka për t’i thënë

Showbiz January 14, 2020 - 11:27

Agnesa Vuthaj, ishte një nga emrat e komentuar në media ditën e djeshme për një lidhje dashurie.

Chetaan Sandesara, miliarderi indian ishte ai i cili u tha se Vuthaj është lidhje me të, e gjithë kjo sipas një video të cilën e publikoi në Instagram nga jahti luksoz i Sandesara, shkruan GazetaBlic.

Me një postim në rrjete sociale, Agnesa mohoj lidhjen me miliarderin. Ajo tha se në kohën ku ka publikuar videon ka qenë bashkë me familjen e tij dhe nuk ka asgjë personale vetëm se punojnë bashkë, madje ish Miss Kosova ceki në postim se është duke biseduar që Nigeria ta njeh Kosovën.

Në këtë postim, ajo mori komente të shumta dhe pëlqime. Kishte edhe kritika por edhe komente pozitive. Këngëtarja, Albëria Hadërgjonaj i ka komentuar një emotikon ‘zemërr‘ duke e përkrahur në ato se çka ka shkruar.

Kishte edhe komente të tjera që e përkrahën si Vesa Luma, Albana Osmani e të tjerë.