Butrint Imeri me tre “këngë të vjetra” në “Top 10”, ku ka humbur artisti?

Butrint Imeri me tre “këngë të vjetra” në “Top 10”, ku ka humbur artisti?

Showbiz December 15, 2019 - 20:12
Butrint Imeri është një nga artistët që është mjaft aktiv në muzikë, duke publikuar këngë të reja thuajse gjatë gjithë kohës mirëpo së fundmi jo edhe aq i pranishëm për publikun. Kanë kaluar thuajse 4 muaj që nga projekti i tij i fundit muzikor, bashkëpunimi me Nimo, “Dream Girl”.

Duket se mungesa në treg ka bërë që fansat t’i kushtojnë shumë vëmendje projekteve të mëparëshme dhe si pasojë tre prej tyre pozicionohen në 10-shen e këngëve më të votuara të javës.

Bashkëpunimi i tij me Majk, “Sa gjynah” pozicionohet në vendin e 6-të për këtë javë, duke humbur dy pozicione nga java e kaluar. Pavarësisht se ka plot 35 javë në klasifikim, publiku vazhdon të referoj pafund këtë këngë.

“Hajt Hajt”, një këngë që u përball me shumë kritika në momentin e parë të publikimit, duket se ka rrëmbyer zemrat e publikut përgjithmone. Falë mbështetjes së madhe, kjo prurje muzikore e artistit pozicionohet në vendin e 7-të, duke humbur vetëm një pozicion nga java e kaluar.

Një tjetër këngë që vazhdon të ketë vëmendjen e fansave të Butrintit është “Kush?”, një projekt muzikor i publikuar tetorin e vitit 2018-të. Nëse do të kthehemi pas në kohë, kujtojmë që kjo këngë pati mjaft komente pozitive nga ana e publikut, në klipin e së cilës trajtohej një histori dashurie, si një film me metrazh të shkurtër. “Kush?” për këtë javë renditet në vendin e 9-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën e “Top Awards” edhe pse kënga ka plot 59 javë në listë.

Por ku ka humbur artisti?

Ndërkohë që fansat të “etur” për këngë të reja vazhdimit komentonin në rrjetet sociale, Butrinti ka vendosur t’i kënaqë ata duke bërë publik lajmin se shumë shpejt do të publikohet prurja më e re muzikore nga ai.

“M’ke rrejt” titullohet kënga më e re e artistit, e cila pritet të publikohet më datë 14 dhjetor.

Madje në një komunikim me fansat në Instagram ai ka zbuluar se 5 projekte të tjera do publikohen pas “M’ke rrejt”, kështu që fansa të gjithë sy e vesh tek Butrint Imeri.t.ch