U përfol për një romancë me Faton Shoshin - Vildane Zeneli zbulon si qendron e vërteta

U përfol për një romancë me Faton Shoshin - Vildane Zeneli zbulon si qendron e vërteta

Showbiz December 14, 2019 - 23:53
Detajet

Mike me Era Istrefin, u përfol për një romancë me Faton Shoshin. Vildane Zeneli zbulon si qendron e vërteta: ‘E kam patur …’

Modelja e famshme në Shqiptari dhe në Amerikë, Vildane Zeneli ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën në Top Channel.

Edhe pse jeton në New York, Vildanen e kemi parë shpesh herë krah vajzave të famshme shqiptare, një ndër to është edhe Era Istrefi. Vajzat lënë komente te fotot e njëra-tjetrës ku lënë të kuptojmë miqësinë e tyre.

Mirëpo Vildanë është parë edhe krah menaxherit të njohur, Faton Shoshi, i cili ka patur në menaxhim Erën, ku u fol edhe për një lidhje sentimentale mes tyre.

Por pas ndarjes nga këngëtarja, ai dhe Vildane u përfolën për një romancë, që rezulton të mos jetë e vërtetë. Kjo pasi Vildane e ka treguar këtë të shtunë në emisionin “Shiko Kush LUAN”.

“E kam patur komshi, njiheshim familjarisht, nuk ka patur asnjë të vërtetë”, tregoi modelja seksi.