Adelina Ismaili feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush ajo!

Adelina Ismaili feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush ajo!

Showbiz December 14, 2019 - 16:33
Detajet

Këngëtarja e madhe, Adelina Ismaili, e konsideruar si diva e estradës shqiptare, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 40-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Disa prej tyre, diva nuk ka hezituar t’i ndajë edhe me ndjekësit e shumtë që ka në rrjetin social Instagram.

Një ndër urimet më të veçanta, Adelina e ka pranuar nga motra e saj e vogël, këngëtarja tjetër e njohur Zanfina Ismaili.

Kjo e fundit publikoi në Instastory një fotografi ku shfaqej krah motrës së madhe, teksa në mbishkrimin e saj i bën një dedikim të veçantë asaj që për të ishte shtylla kryesore e rrugëtimit në muzikë.

Image

“Urime ditëlindjen Adelina, gëzuar edhe shumë të tjera”, kanë qenë fjalët e Zanfinës për motrën e madhe, shkruan telegrafi.

Adelina po e feston 40 vjetor, me një karrierë të suksesshme në industrinë e muzikës ,me plot hite ndër vite që edhe sot e kësaj dite këndohen e pëlqehen nga publiku.