Modelja e ‘Playboy’ refuzon politikën

Modelja e ‘Playboy’ refuzon politikën

Showbiz December 14, 2019 - 11:18
Lajmet e fundit nga showbizi

Maria Liman nuk preferon të merret me politikë.

Maria Liman, e cila u quajt një nga tifozet më seksi gjatë botërorit në Rusi, në vitin 2018, ka refuzuar punën si zëdhënëse e një partie politike, pasi thotë që do të ishte shumë shpërqendruese në atë rol.

25-vjeçarja mahniti turmat në stadiumin Gazprom të Shën pjetërburgut gjatë vitit të shkuar, teksa shfaqej vazhdimisht me kostume seksi të kombinuara me ngjyrat e Rusisë, transmeton lapsi.

Ajo vazhdoi të marrë gjithnjë e më shumë vëmendje edhe pasi mbaroi botërori, edhe nga partia opozitare LDPR, në qytetin e saj të lindjes, Roston-on-Don.

“Jam e përqendruar te karriera si aktore. Politika s’ka qenë asnjëherë tërheqëse për mua”, thotë Liman, e cila gjithashtu ka pozuar për Playboy.

Image