Tjetër dedikim Loredanës? Mozzik hapi zemrën dhe na e bëri mishin kokërr! (VIDEO)

Tjetër dedikim Loredanës? Mozzik hapi zemrën dhe na e bëri mishin kokërr! (VIDEO)

Showbiz December 13, 2019 - 11:42
Lajmet e fundit nga showbizi

Sapo akrepat kanë shënuar 00:00 dhe ka hyrë mesnata, reperi Mozzik ka lançuar këngën e tij më të re të tilluar “Zemra ime”.

Në një njoftim në Instagram, ai u shpreh më herët se të gjithë do ta gjenim veten tek kënga e tij.


Fansat nisën të aludonin se në fakt “Zemra ime” i dedikohet Loredanës dhe se Mozzik ka vendosur që pas ndarjes me partneren, të na hapë zemrën.

Në fakt, në këngën e re Mozzik vuan pas hekurave të burgut, teksa kërkon me ngulm dashurinë e tij.

“Zemra ime mos u lëndo, kam ik pak larg, mos u shqetëso”- janë disa prej fjalëve të këngës që na e bëri mishin kokërr.

Reperi i këndon dashurisë së vërtetë, duke i treguar se askush s’do ta dojë më shumë se ai.

Për më tepër, dëgjojeni vetë këngën.