G4shi tregon për vështirësitë që ka kaluar: Kisha ankth, merrja ilaçe për qetësim

G4shi tregon për vështirësitë që ka kaluar: Kisha ankth, merrja ilaçe për qetësim

Showbiz December 11, 2019 - 10:16

Reperi i njohur shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, tashmë ka filluar turneun e tij në mbarë botën me qëllim të promovimit të albumit të ri.

Mirëpo, në një postim të fundit që ka bërë në llogarinë personale, Instagram, ai ka treguar për vështirësitë që ka kaluar për të arritur aty ku është sot.

Ai u shpreh se ishte i frikësuar dhe në ankth, prandaj i duhej të merrte shumë ilaçe për t’u qetësuar.