Katër serialët që i kallën kosovarët pas luftës

Katër serialët që i kallën kosovarët pas luftës

Showbiz December 11, 2019 - 09:03
Detajet

Vitet e fundit ka një fokusim të kosovarëve nga Amerika, për sa i përket kinematografisë, e në vecanti serialëve.

Tash secili flet për ‘Game of Thrones’ ‘House of Cards’, ‘La casa de Papel’ e plot e plot seria të tjera që dominojnë tregun botëror, duke fituar edhe miliona euro, shkruan Reporteri.net.

Por, shija e kosovarëve ishte shumë për të dëshiruar deri dikur vonë, e në vecanti pas luftës.

Në vitin 2000 e deri në 2010 dominonin serialët latine dhe turke. Në fillim ishin ato latine.

“Esmeralda’ ishte seria që mori zëmrat e mendjet e njerëzve. Një histori dashurie me drama e lumturi, që nuk dominonte vetëm mbremjet por edhe mesditën, sepse për të flitej kudo.

Më pas ishte ‘Kukulla e zenmëruar’ apo ‘Milagro’ sic e njihnin në popull. Edhe kjo sëri mori jo pak zëmra. Një vajzë e varfër dhe një djalë i pasur që dashurohen mes vete dhe deri te martesa përcillen me plot sfida.

Pas tij, sërish nga Amerika Latine në Kosovë zbarkon seriali ‘Për ty’ që kishte si personzshe Marien dhe Antonion.

E më vonë dikur filluan të hijnë në modë serialët turke. Më i famshmi ishte ‘Jetë e hidhur’ që në rolin kryesor kishte Mehmet Kosvali, interpretuar nga aktori Kenan ëmirzalëoëlu.

Ky i fundit për dy ditë kishte vizituar Koosvën, e që ishte pritur nga mijëra e mijëra fansa.