Sa e ka paguar Bleonën për filmin? Bes Kallaku nuk heziton të përgjigjet

Sa e ka paguar Bleonën për filmin? Bes Kallaku nuk heziton të përgjigjet

Showbiz December 10, 2019 - 16:59
Lajmet e fundit nga showbizi

Vetëm pak ditë më parë, Bes Kallaku, ka shfaqur në kinema filmin e tij të parë, “Falco”. Aventura e heroit të filmit zë fill tek fakti se nga personazh i famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një ditë e sheh veten deputet të parlamentit shqiptar.

Pjesë e këtij filmi janë shumë emra të njohur të ekranit shqiptar, ku mund të përmendim aktoren e njohur, Bleona Qereti. Mëngjesin e sotëm, Besi ka qenë i ftuar në emisionin “Ëake Up”, ku foli rreth filmit “Falco”.

Gjatë bisedës në studio, ai u pyet menjëherë edhe për pagesën që ka marrë pikërisht Bleona.“Filmi ka pasur një buxhet të konsiderueshëm. Secili ka qenë i kënaqur me pagesën që ka marrë”, u përgjigj ai.

Ndërsa pyetjes nëse ka mbetur e kënaqur këngëtarja nga kjo pagesë, Besi i është përgjigjur me humor: “Bleonës sikur edhe 10 milionë dollarë t’i japësh nuk kënaqet”.

“Bleona ka një tip që nuk e kënaqin vetëm lekët, por kënaqet nga puna që bën dhe me njerëzit që bashkëpunon. Plus që ka qenë shumë e gatshme, thjesht fakti që ka qenë produksion shqiptar”, shtoi më pas aktori i njohur.