Josh Duhamel, 47 vjeç, shfaqet me të dashurën e re, pak ditë pas përfundimit të divorcit nga ish-gruaja Fergie

Josh Duhamel, 47 vjeç, shfaqet me të dashurën e re, pak ditë pas përfundimit të divorcit nga ish-gruaja Fergie

Showbiz December 09, 2019 - 09:56
Detajet

Ai përfundoi divorcin e tij nga Fergie në fund të muajit të kaluar, më shumë se dy vjet që kur ata njoftuan përfundimin e martesës së tyre tetë vjeçare, transmeton DailyMail, përcjellë Zëri.info

 

Mirëpo, Josh Duhamel dukej se ishte në disponim të shkëlqyeshëm të Shtunën në mbrëmje, derisa ai la një festë me të dashurën e tij të re dhe ish mbretëreshën e bukurisë, Audra Mari, 26 vjeç.

 

Josh dhe Audra u lidhën për herë të parë në maj, kur u panë së bashku në Nobu në Malibu.

Image

 

Shëtitja miqësore e Joshit vjen pasi ai finalizoi divorcin e tij nga Fergie më 25 nëntor, të cilin e kishin paraqitur para dy vjetësh. Sipas dokumenteve, të marra nga TMZ, këngëtarja, 44 vjeçare, dhe aktori, 47 vjeç, gjithashtu ranë dakord që asnjëri të mos paguaj për mbështetjen e fëmijës. Ata janë prindër të djalit gjashtë vjeçar, Axl. Ata thuhet se ndajnë kujdestari juridike dhe fizike mbi të. Fergie dëshmoi kohët e fundit se ishte në raporte të mira me ish-in e saj, duke postuar në mediat sociale muajin e kaluar për t’i uruar një ditëlindje të lumtur.

Image

Dyshja njoftuan se ishin ndarë në shtator 2017, dhe Fergie paraqiti kërkesë për divorc në maj.

Josh dhe Fergie filluan lidhjen në 2004 dhe u fejuan në vitin 2007, para se të martoheshin në 10 Janar 2009.